Mosi Habilaj ka marrë dënim të formës së prerë nga gjykata italiane, edhe pse nuk ka asnjë gjurmë të tij që prej janarit të vitit 2021.
Habilaj është nën akuzë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Moisi Habilaj u dënua në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie.
Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Sicili.
Në vitin 2017, shqiptari përfundoi në qendër të hetimit nga Guardia di Finanza e Katanias për trafikun e drogës në linjën Shqipëri-Sicili.
Së bashku me Habilajt përfundoi në pranga edhe ish-ministri i Brendshëm i vendit, Saimir Tahiri. Tahiri po vuan në burgun e Fierit dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, i përfshirë në skandalin e bujshëm të trafikut të lëndëve narkotike nga banda e Habilajve.
Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar.
Habilaj u dënua së bashku me Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.
Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.
Top Channel