Aksidenti tragjik/ Humb jetën gjyshja, si është gjendja tek Trauma e vajzës së saj dhe dy mbesave

19/05/2022 08:38

Tre të plagosurat, 30-vjeçarja dhe dy vajzat e saj janë jashtë rrezikut për jetën.

Prena Gjetani 56 vjeç nga Fushë Miloti nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në aksin e autostradës Milot- Mamurras.

Një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt, për pasojë një person ka humbur jetën gjatë rrugës në spital.

Në mjet udhëtonin 56-vjeçarja, vajza e saj 30 vjeç dhe dy mbesat e mitura.

Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjyshja nuk ka mundur të shpëtojë.

Polici po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti.

 

 

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA