Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për abzuim seksual me të mitur u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Sei”.

Ideal Agolli, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sei”, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sei”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:

– Ideal Agolli, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Top Channel