Presidenti, radha e opozitës/ Taulant Balla i kërkon opozitës të propozojë emrat e kandidatëve

18/05/2022 15:05

Shumica socialiste sfidën e propozimit të kandidaturave për president ia la opozitës.

Në raundin e dytë e të tretë në parlament do të shkojnë për votim vetëm kandidaturat që do të vijnë nga opozita.

Procesi i zgjedhjes së presidentit të ri kthehet tashmë në një sfidë të shumëfishtë për Enkelejd Alibeajm i cili duhet të këshillohet me grupin e tij parlamentar i ndarë në tre pjesë.

Sinjalet e para për pranimin e kërkesave të opozitës e dhanë dy nga tre përfaqsuesit e trojkës negociatore socialiste, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

Pas 90 minuta diskutime, kryetari grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe homologu Enkelejt Alibeaj vulosën dakortësinë.

I vetmi i pakënaqur nga kjo tryezë doli Fatmir Mediu i cili kërkon një emër të unifikuar kandidati  brenda opozitës që do të thotë se edhe Sali Berisha duhet të pyetet paçka se socialistët e kanë përjashtuar nga ky proces.

Mediu kur e pa se po arrihej konsensus mes Alibejn e socialistëve e pa të tepërt veten në tryezë e u largua bashkë me Agron Dukën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA