Pesë shoferë të arrestuar dhe dy nën hetim gjatë një jave në Elbasan

18/05/2022 14:36

Pesë qytetarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” gjatë një jave në Elbasan.

Gjithashtu, janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 21 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1373 masa administrative, të ndara:

– 72 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 40 masa për përdorimin e aparatit celular;

– 415 masa për parakalime të gabuara;

– 58 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

– 14 masa për tejkalim shpejtësie;

– 14 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

– 740 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Top Channel