Makina inteligjente dhe radarët automatikë/ Ndëshkohen 87 shoferë për shkelje të trefishtë

18/05/2022 16:05

Policia rrugore ka monitoruar për 16 orë akset rrugore Lezhë – Shëngjin, Lezhë – Shkodër dhe Lezhë – Fushë Krujë, duke përdorur makinën inteligjente, radarët automatikë, kamerat, dronët dhe aparatët fotografikë, si dhe patrulla të Policisë Rrugore në lëvizje me mjete të pauniformuara.

Gjatë 16 orëve monitorim janë skanuar 503 mjete nga makina inteligjente dhe 145 mjete nga radarët automatikë,  për qarkullim me shpejtësi mbi normat lejuara; janë pezulluar 87 leje drejtimi, për periudha që variojnë nga 1 deri në 11 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 8000 deri në 23.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 8 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit;

janë ndëshkuar 118 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj; janë ndëshkuar 79 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 18.000 deri në 36.000 lekë të rinj;

janë ndëshkuar 87 drejtues mjetesh për shkelje të trefishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetitHOFERφ, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 35.000 deri në 54.000 lekë të rinj; janë ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 6000 deri në 17.000 lekë të rinj.

Top Channel