Kreu i SPAK raporton në Këshillin e Integrimit: 80% e rasteve që po hetojmë, personat s’e dinë që janë nën hetim

18/05/2022 14:05

Në Këshillin e Integrimit Kreu i SPAK, Arben Kraja nuk ka dhënë informacione lidhur me hetimet për dosjet e bujshme, ndër to ajo për inceneratorët, duke iu referuar si pengesë për këtë ligjit.

Ndërsa bëri një përmbledhje të punëve të prokurorisë së posacmë, Kraja tha se në shumë prej presonave në hetim, nuk janë në dijeni se po hetohen.

“Unë nuk do të jap përgjigje për çështje konkrete dhe asnjë opinion për institucionet e tjera, kjo është e shkruar në në ligj e keni miratuar ju, ndaj unë po respektoj ligjin. Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021, ka qenë plotësisht e fokusuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në nivelet e larta. Gjatë këtij viti janë kryerdhe vijojnë të kryen hetime të suksesshme.

Prokuroria e posacme ka në fokus zbatimin e rekomandimeve. Për të realizuar rekomandimet jemi mundur të kryejmë hetime proaktive, kemi bashkëpunuar shumë me Policinë e Shtetit. Kemi bashkëpunuar me institucionet homologe jashtë vendit. Hetim proaktiv është koncept i gjerë, që po heton pa e ditur tjetri që po e heton. 80 % të rasteve që kemi në dorë janë hetim proaktiv. Nëse i referohemi shifrave, janë nën hetim 832 vepra penale për korrupsion. Janë dërguar për 4 muaj 11 procedime penale. Të dhënat janë tregues që SPAK dhe BKH janë në gatishmëri. Në lidhje me veprat penale të korruspionit të zyrtarëve të lartë, mund të përmendim zyrtarë në statusin e ish-ministrit, deputetit dhe janë tre kryetarë bashkish. Jemi në fushë të ngatërruar.

Janë kryer hetime ndaj disa subjekteve. Në këtë periudhë janë dënuar një gjyqtar dhe 2 prokurorë. Janë nën hetim 3 ish-gjyqtarë dhe janë në gjykim tre ish-gjyqtarë të Kushtetueses. Rastet e hetimeve për korrupsion është bërë nga SPAK dhe hetimi pasuror. Kur nuk kanë qenë të justifikuara është kërkuar sekuestro në Gjykatë”, tha Kraja.

 

Top Channel