Emrat/ Apeli nuk kundërshton vendimin për 16 trafikantët e drogës! Anëtarët e grupeve të strukturuara kriminale lihen në burg, ja sa vite dënohen

18/05/2022 16:33

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin për arrest me burg për 16 persona të përfshirë në në trafik, prodhim dhe kultivim të drogës, si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.

Hetimi për këta persona ka nisur tre vite më parë ndërsa sot janë dënuar me burg 16 të pandehurit, përkatësisht:

    1. Sokol Nesimi: 10 vite burg
    2. Andrea Caca: 9 vite e katër muaj
    3. Besjan Zenel: 8 vite
    4. Bilbil Shqalsi: 8 vite
    5. Eljon Jaho: 8 vite
    6. Emiliano Kalemi: 8 vite
    7. Enkelejdi Sadik: 8 vite
    8. Kristo Çobaj: 8 vite
    9. Aleksandër Pepi: 8 vite
    10. Festim Çorbaxhi: 8 vite
    11. Hysni Sadik: 9 vite
    12. Bektesh Zenel: 6 vite
    13. Gjergji Muke” 3 vite e katër muaj
    14. Romeo Tare: 3 vite e katër muaj
    15. Rexhep Ipek: 8 vite

Përgjatë 36 muajve hetime, SPAK arriti të provojë veprimtarinë kriminale të pesë grupeve të ndryshme, për të cilët Gjykata e Posaçme firmosi 42 masa “arrest në burg”, mes tyre edhe dy efektivë policie, 1 “arrest shtëpie” dhe 1 grua nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Arrestimi i këtyre personave u bë në shtator të 2019 në kuadër të operacionit “Limit”, që  u krye nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet greke.

Top Channel