Një 35-vjeçari nga Cërriku ka rënë në pranga pasi ka dhunuar prindërit e tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, sipas policisë.

Gjithashtu ka rënë në pranga edhe një 31-vjeçare, pasi përplasi një 18-vjeçar me makinë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen S. M., 31 vjeçe, banuese në fshatin Kuqan, Elbasan, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. P., 18 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 31-vjeçarja, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga shtetasin B. P. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës,Tiranë”, sipas policisë.

 

 

 

Top Channel