25 maji do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën për qarkun e Tiranës.

Vendimi u njoftua sot nga ministri Blendi Çuçi në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

“Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Kjo masë merret për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha ai.

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të hapë dyert për finalen e parë në historinë e UEFA Conference League më 25 maj, kompeticioni më i ri i UEFA-s.

Në kuadër të këtij eventi ku puna ka nisur prej javësh është përgatitur ndër të tjera edhe një plan i detajuar me një sërë aktivitetesh që pritet të përfshijnë Tiranën në ato ditë.

Lajmi është bërë publik nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ku sipas tij si pjesë e masave për eventin 25 maji do të jetë edhe ditë pa makina si dhe do të ndalohet hyrja në Tiranë. Lëvizja për të hyrë në kryeqytet do të mund të bëhet pas orës 18:00.

Datën 25 Maj ta shpallim si ditë pushimi për të gjithë institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Kjo masë merret në vazhdimin e masave për të organizuar një nga eventet më të mëdha që është finalja e Ligës Europiane, ku ne presim fluks të lartë. Kemi një pritshmëri dhe interes gati 5-6 herë më shumë se çka kapacitet stadiumit. Po marrim të gjitha masa që ajo ditë të jetë ditë feste për të gjithë. Do jetë një ditë pa makina, në të gjithë Tiranën, përveç urgjencave dhe organeve që do merren me mbarëvajtjen e eventit… Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00”, tha Çuçi.

 

 

Top Channel