Shqipëria gjithnjë e më shumë po zgjidhet si vend per tu vizituar nga të huajt. Një grup nga Egjipti do të qëndrojë për dy javë dhe kanë në plan që të shohin sa më shumë nga vendi ynë.

“Jemi nga Egjipti dhe është hera e parë që po e vizitojmë Shqipërinë. Pak ditë kemi që kemi mbërritur dhe do të qëndrojmë këtu për dy javë”, shprehet një turist.

“Do vizitojnë jugun dhe veriun e Shqipërisë. Do qëndrojmë disa ditë pranë detiti, më pas do vizitojmë qytetet, do mundohemi të shohim sa më shumë nga Shqipëria”, thotë një tjetër.

“Njerëzit këtu janë shume te mire dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha një tjetër turist.

“Mua po më pëlqen shumë deri tani, njerëzit janë shumë të mirë dhe të sjellshëm dhe po shijojmë çdo minutë të këtij udhëtimi”.

Disa e zgjedhin për shkak të miqësive që kanë me njerëzit që janë nga Shqipëria.

“Ne jemi nga gjermania dhe do qëndrojmë këtu për një javë. Sot është dita e pare dhe përshtypja e parë është mjaft e mirë. Ndërtesat janë shumë interesante dhe njerëzit mjaft miqësor. Mezi po pres të provoj ushqimin sepse më kanë thënë që është shumë i mire”.

“Ne duam që të vizitojmë pazarin, të marrim teleferikun për në Dajt, gjithashtu të shohim dhe plazhet. Ne erdhëm sepse kemi disa miq nga Shqipëria dhe ato po na tregojnë vendin dhe jemi shumë entuziastë sepse nuk kemi qenë më parë këtu, kemi vizituar shumë vende te botës por jo Shqipërinë.

Disa të tjerë kanë dëgjuar për bukuritë natyrore që ofron vendi ynë dhe kjo i ka mjaftuar për të marrë avionin dhe për të kaluar disa ditë duke e vizituar.

“Dita e pare që jemi këtu, kemi ardhur nga Franca dhe është hera e pare që po vizitojmë vendin tuaj. Shqipëria ka edhe malin edhe detin, është një miks i mire dhe një arsye e mire për të ardhur dhe për ta vizituar. Ka shumë gjëra për të parë dhe kam dëgjuar që shqiptarët janë shumë njerëz të mirë.

“Sapo vizituam kalanë e Tiranës, ishim në park dhe kemi në plan që të shohim edhe shumë vende te tjera. Deri tani po na pëlqen”.

“Tirana është një qytet në zhvillim, po shohim shumë ndërtesa të reja, vizituam edhe stadiumin e ri, ishte shumë bukur.

Xhami e Et’hem Beut është një nga ndalesat e turistëve teksa njihen me kryeqytetin.

Teksa turet kulturore vijojnë, me ardhjen e verës pritet te jetë akoma dhe më i lartë numri i turistëve që do zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet  në bregdetin tonë.

Top Channel