Një shofer është vënë në pranga këtë të hënë pasi dyshohet se teksa drejtonte makinën, ka përplasur një vajzë në vizat e bardha.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”. Sadik Përpunja përplasi 20-vjeçaren me iniciale E.M. dhe u largua, pa i dhënë ndihmën e parë.

I arrestuari do të hetohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë vënë po ashtu nën hetim 47 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.

Top Channel