Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë në një aksident këtë pasdite në Dhërmi dhe shkak dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të njërit prej mjeteve.

Drejtuesi i betonieres, 50-vjeçari me iniciale N.A., në vështirësi për të menaxhuar frenat ka goditur nga pas një kamion të parkuar në rrugë. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, për trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel