Me tre vjet burg dhe dy mijë euro gjobë është dënuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi.

Deputetja akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa mbante postin e inspektorit në Komunën e Prizrenit.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Vrenezi në cilësinë e inspektores së ndërtimit, duke e ditur që nuk ka të drejtë për rrënimin e objektit, meqë i dëmtuari kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim, Vrenezi në kundërshtim me ligjin, pas inspektimeve ka marrë vendim për rrënimin e objektit “Abi Çarshia” në korrik të vitit 2019.

Aktakuza u ngrit ndaj saj po atë vit e Jetmire Vrenezi mori mandatin e deputetes pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë në mbrojtje deputetes.

Adnan Rrustemi: Vendimi për prishjen e objektit të paligjshëm ka qenë i drejtë, parimor dhe në shërbim të interesit publik. Siç kemi deklaruar asokohe themi edhe tani, në shkelje nuk është deputetja Vrenezi e as kolegët e saj, por Prokuroria e Prizrenit që i doli në krah paligjshmërisë.

Mbajtjen e pozitës së deputetet Vrenezit, Kushtetua e Kosovës ia lejon asaj ta mbajë deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës. Por, vendimin e Themelores, ajo do ta apelojë.

Për të njëjtat akuza është dënuar me 3 vjet burg e dy mijë euro gjobë edhe ish drejtori i Inspektoratit të Prizrenit, Islam Thaqi. Ndërkohë nga akuza janë liruar katër inspektorët e atëhershëm, Egzona Morina-Thaçi, Arian Tarkau, Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi.

Verën e 2019 inspektorati rrënoi aneksin e qendrës tregtare e pala e dëmtuar kërkonte dëmshpërblim nga komuna rreth 70 mijë euro.

Top Channel