
25/02 09:55
Armando Broja titullar në sfidën me Liverpoolin, në javën e 37-të të Premier League-s.
Trajneri Hasenhuttl e ka preferuar sulmuesin kuqezi në majë të sulmit, i mbështetur nga Elyounoussi dhe Redmond. Nga ana tjetër, nga formacioni që ka përzgjedhur Jurgen Klopp, “The Reds” e konsiderojnë të humbur kampionatin. Trajneri gjerman kuptohet qartë që po i jep përparësi finales së Championsit, që do ta luajë kundër Realit të Madridit më 28 maj.
Vetëm Alisson, Diogo Jotta dhe Konate janë mes “peshave të rënda” që e nisin nga minuta e parë sfidën me Southamptonin.
Top Channel