Hidhet një tjetër hap në drejtim të përpjekjes për ta bërë Shqipërinë vend eksportues i energjisë në rajon.

Në kuadër të zhvillimit të Tecit të Vlorës , kompania Albgas, ajo bullgare Overgas si dhe kompania amerikane Linden Energy nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre, pasi dy kompanitë e huaja kanë shprehur interes për zhvillimin e  mëtejshëm të këtij projekti që mbështetet nga amerikanët.

Të pranishëm në firmosjen e këtij memorandum ishin edhe kryeministri Edi Rama si dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

“Një hap i madh që po hidhet nga një projekt që ka të bëjë me vendin tonë. Është bashkëpunimi me amerikanët, nga ana tjetër kemi pasur një dëshirë për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova për ta kthyer në një projekt të rëndësishëm rajonal. Kemi nisur një punë paraprake në Huston. Për të nisur hapa konkretë në një projekt të përbashkët, fakti që Pompeo e mbështet këtë nismë për të dëshmuar se është një bashkëpunim serioz, do të kthehet në realitetl”, tha Balluku.

Sipas ministres Belinda Balluku, termocentrali i Vlorës është një nga projektet më të rëndësishme për gazifikimin e Shqipërisë. Vënia në funksion e tij synon ta kthejë këtë termocentral në një impiant energjie të gazit përmes furnizimit me gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA