Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të ri të hënën në parlament.

Në sekretarinë e kuvendit nuk është depozituar asnjë kandidaturë. Në të tilla kushte raundi i parë sot në orën 17:00, do të zhvillohet pa pasur një emër për t’u votuar.

Pavarësisht mungesës së një emri raundi i parë sipas kushtetutës do të quhet i ezauruar për t’ia lënë vendin raundit të dytë.

Do të jetë konferenca e kryetarëve të martën e cila vendos datën për raundin e dytë.

Tryeza e negociatave në javën që po lëmë pas, mes trojkës socialiste Balla, Spiropali dhe Gjiknuri dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare nuk prodhoi emra.

Presioni kohë sa vjen e shtohet në gjetjen e një ose disa emrave për t’i votuar në raundin e dytë i cili kërkon 84 vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA