Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në një prej lokaleve të Durrësit.

Burime zyrtare të policisë thanë se si pasojë e një konflikti çastit, ka mbetur i plagosur 31-vjecari me inicialet A.K.

Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur  është Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës.

Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e të shtënave, 31-vjeçari ka marrë plagë në këmbë.

Sakaq nga policia e qytetit bregdetar vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel