Dita e finales/ Tre “fan zone”, tifozët e Romës te liqeni, Feynoord te pedonalja, mund të jetë ditë pa makina

16/05/2022 19:54

Në Tiranë pritet të vijnë nga 40 mijë-100 mijë veta  për të ndjekur finale e Confference League mes Romës dhe Feyenoord.

Ditën e ndeshjes më 25 maj në kryeqytet do të ketë tre Fan Zona, ku përmes ekraneve të mëdha do tu japi mundësi sportdashësve që të ndjekin finalen e madhe.

Andi Seferi, Zv. Kryetar i bashkisë së Tiranës: Për tifozat e klubit te romes është menduar amfiteatri i tiranes, aty do ndjekin ndeshjen. Tifozat e feyenoord do e ndjekin  ndeshjen te pjesa e pedonales. Do jene zona që do mirëpresin tifozërinë e dy ekipeve, do kenë shërbime, pije dhe megaskene që do beje te mundur transmetimin e ndeshjes. Është menduar që sheshi Skenderbej të jetë fan zone që do mbledhi sportdashesit, qytetaret shqiptar, të gjithë ata që duan e ndjekin ndeshjen.

Organizimi për mbërritjen e tifozëve të huaj nis që nga aeroporti, aty ku do të priten me autobusa dhe transporti do të jetë falas.

Andi Seferi:  Nis që me mbërritjen e tifozëve en aeroport, ku me pas do shoqërohen ne funskion te ndarjes se dy fan zonave. Jane menduar dhe zonat që në bazë të një sinjalistike provizore do kthehen ne parkingje per parkimet e autobusave  që do vijnë nga Rinasi për në Tiranë. Policia bashkiake do mbikqyri tre fan zonat.

Për të menaxhuar trafikun që pritet të ketë në rrugët e kryeqytetit është menduar që 25 maji të kthehet në ditë pa makina.

Andi Seferi:  Thirrje të sensibilizohen qe ato tre dite të minimizojnë lëvizjen me makina, data 25 është menduar te behet dite pa makina. Por dhe ne datat 24 dhe 26 që janë fluksi i ardhjes dhe nisjes do ketë problematika ne lëvizje. Sensibilizohuni me kete aktivitet.

Për shkak të interesit të lart për të ndjekur finalen mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë nuk ka më dhoma të lira në hotele, pas kërkesave të shumta për rezervime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA