Ukraina është shpallur fituese e “Eurovizion Song Contest 2022” me 631 vota.

Grupi Kalush Orchestra me këngën “Stefania” arritën të fitonin me votat e publikut, duke lënë në vend të dytë Britaninë e Madhe.

Gara mes dy vendeve ishte e fortë pasi Britania doli e para me votat e jurisë së 40 shteteve pjesëmarrëse.

Në vend të tretë u rendit Spanja, e ndjekur nga Suedia, Serbia dhe Italia.

Në vend të fundit u rendit Gjermania, e cila mori vetëm gjashtë vota nga publiku dhe zero nga juria. Kjo e fundit vlerësoi me zero pikë edhe Zvicrën.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel