Bordi i Transparencës gjatë mbledhjes së radhës vendosi çmime të reja për karburantet.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 234 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

Sipas njoftimit, çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorët do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

 

Top Channel