“A kam plumba në kokë?”/ I traumatizuar dhe i gjakosur, pak minuta pas atentatit ‘të dështuar’! Në shënjestër ishte Blerim Preçi (Video)

15/05/2022 12:07

Top Channel publikon sot pamje pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë, rreth orës 20:05 një natë më parë, ku në shënjestër ishte Blerim Preçi.

Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë. Gjithashtu dëgjohet teksa Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar dhe i gjakosur.

Qytetari: Eja vrap tek lokali se thirra mjekun, thirra dhe policinë.

Blerim Preçi: A kam plumba n’ kokë.

Qytetari: Jo jo s’ke gjë.

Deri më tani në komisariatin e Lezhës janë shoqëruar 10 persona, por asgjë nuk është zbardhur për këtë ngjarje.

Një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të Preçit, i cili po udhëtonte në një mjet tip Mercedes Benz ‘ML’. Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Preçi rezulton pa precedent penal në vendin tonë, por sipas burimeve, ai rezulton me precedent penal në Belgjikë.

Nuk dihet ende shkaku i atentatit, ndërsa policia vijon punën për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA