Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi
Gjykata e Durrësit la të lirë dy të miturit e arrestuar në protestën e ditës së parë në Durrës.
Të miturit do të hetohen në gjendje të lirë, pasi gjykata ka caktuar për të dy masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Për njërin prej tyre, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin, ndërsa për të miturin tjetër e vlerësoi atë të ligjshëm.
Sipas dispozitave të Kodit Penal të referuara në vendimet e gjykatës, i mituri i parë akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik, në rrethana rënduese, si dhe për pjesëmarrje në grumbullime ose manifestime të paligjshme.
Ndërkaq i mituri i dytë akuzohet për goditje për shkak të detyrës, në rrethanat e parashikuara nga neni 237/3, si dhe për veprën e parashikuar nga neni 262/2, që lidhet me pjesëmarrjen në grumbullime ose manifestime të paligjshme.
Hetimet për ta dhe të arrestuarit e tjerë vijojnë.
Top Channel