Tirana, binjakëzim me Kharkivin/ Veliaj: Do ndihmojmë me rindërimin e një shkolle ose kopshti

14/05/2022 19:47

Bashkia e Tiranës njofton se do të kontribuojë në rindërtimin  e qyteti të Karkivit pas luftës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e bëri këtë premtim gjatë takimit me kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkivit Tetiana Yehorova.

“Miqtë e mirë duken në ditë të vështira! Kur gjërat shkojnë mirë, është kollaj të binjakëzohesh me një qytet tjetër. Por, kur gjërat shkojnë keq, aty duket kush është miku i vërtetë. Ne kemi vendosur të japim një kontribut për rindërtimin e Kharkivit, me bindjen e plotë se Ukraina jo vetëm që do të fitojë, por do të ngrihet më e fortë. Kontributi ynë mund të jetë ndodhta për të rindërtuar një shkollë ose një kopësht, nga ato që ne kemi treguar se dimë t’i bëjmë mirë, sepse duam të japim pjesën tonë modeste në rindërtimin e një qyteti simotër

Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e dhënë dhe për ngritjen e zërit në arenën ndërkombëtare për Ukrainën.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen e madhe kryebashkiakut të Tiranës dhe gjithë ekipit të tij. Për ne, tani, gjëja më e rëndësishme nuk janë financat, por nevoja për mbështetje. Ju e keni ngritur zërin për ne në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Top Channel