Në Shqipëri ka filluar hapja e sezonit turistike dhe zonat bregdetare tashmë po bëhen gati të presin pushuesit nga Kosova. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, thotë se pushuesit nga kosova përbëjnë mbi 50% të numrit të turistëve në Shqipëri.

Minxhozi:Theksoj që Kosova është frekuentuesi kryesor i turizmit shqiptar. Mbi 50 përqind e turistëve vijnë nga Kosova edhe nga Maqedonia dhe për ne është shumë e rëndësishme që të krijohet një hapësirë sa më e mirë, një ambient sa më të këndshëm, në mënyrë që njerëzit të ndjehen komod në atdheun e tyre. Besoj që sivjet turizmi ka filluar më shpejt dhe ritmet e rritjes janë më të avancuara sesa në vitin e kaluar” tha Minxhozi

 Shqetësimi i këtij viti janë çmimet që kanë pësuar rritje të ndjeshme në çdo sektor. Mirëpo, ambasadori Minxhozi u shpreh se nuk ka shenja se turizmi i këtij viti do të jetë më i shtrenjtë se vitin e kaluar.

Minxhozi: Kompanitë turistike dhe operatorët turistikë në Shqipëri, deri më tani kanë mbajtur një nivel çmimesh por kemi parasysh që kemi të bëjmë me një krizë botërore ndërkombëtare por gjithsesi nuk ka shenja që do të jetë turizmi më i shtrenjtë sesa vitin e kaluar. Ne po mundohemi që të rrisim më shumë numrin e pushuesve në mënyrë që kjo të mos influencojë pastaj edhe në rritjen e çmimeve por të gjendet një mes, unë mendoj që janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi i ndërsjellët në fushën e turizmit Shqipëri- Kosovë do të sjellë risi të reja dhe një atmosferë më pozitive se vitet e kaluara” tha Minxhozi.

 Ambasadori i Shqipërisë shprehet i kënaqur me zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet të dy vendeve, duke thënë se të dyqeveritë kanë filluar të shkëmbejnë informacione institucionale për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin.

Sipas Minxhozit, tashmë kanë filluar edhe me disa plane më konkrete për të respektuar të gjitha ujditë të cilat tashmë janë të vendosura nga dy shefat e ekzekutivit, Kosovë- Shqipëri.

Top Channel