Rreth një orë më parë tre persona janë plagosur rëndë në një aksident që ndodhi në aksin rrugor Fier- Seman.

Një automjet tip “Mercedez Benz” me drejtues një 32 vjeçar ndërsa po kalonte në fshatin Fermë Çlirim, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Nga goditja e rëndë janë plagosur edhe dy pasagjerët që ndodheshin me të. Njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Policia mbërriti së bashku me autoambulancat të cilat kanë marrë me vete të lënduarit. Ndërsa më pas është nxjerrë edhe automjeti i aksidentuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Top Channel