Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari në Muriqan me qëllim ekstradimin drejt Suedisë
14/05/2022 14:13
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Suedisë.
Bindi Agolli , 30 vjeç, banues në Kosovë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez.
Top Channel