Zyrtari i lartë amerikan i bën thirrje Rusisë: Ndalni menjëherë luftën në Ukrainë

13/05/2022 18:13

SHBA-ja këmbëngul që Rusia ndalojë luftën në Ukrainë, pasi konflikti i nisur në fund që të shkurtit vazhdon të intensifikohet.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin foli sot me homologun e tij rus Sergei Shoigu dhe theksoi nevojën që të dyja palët të dorëzojnë armët.

Ai gjithashtu përsëriti rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit, sipas Pentagonit.

Ishte hera e parë që Austin fliste me Shoigu që nga 18 shkurti, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Top Channel