Ditën e djeshme me shumicmë të votave, mazhoranca votoi kundër idesë së hedhur nga Berisha për dënimin e krimeve serbe në Srebrencië.
Kjo çështje ka provokuar politikisht ujërat jo vetëm të Shqipërisë por edhe më gjerë dhe pa pasur reagime si nga serbët por edhe nga boshnjakët e kroatët.
Problemet dhe konfliktet e brendshme të parlamentit Shqiptar janë pasqyruar jashtë si një mbështetje e Shqipërisë për Serbinë dhe këtë shtypi serb e ka komentuar duke falendëruar Shqipërinë e duke bërë thirrje serbëve që në verë të vizitojnë bregdetin shqiptar.
Nga ana tjetër gazetari Idro Seferi e ka komentuar këtë situatë duke thënë se politikanët e lartë shqiptare duhet të vizitojnë Srebrenicën në një përvjetor në mënyrë që të tregojnë rëndësinë e këtij akti për shqiptarët dhe mbështetjen e tyre.
E ka mirëpritur shtypi serb këtë vendim të parlamentit të Shqipërisë?
Idro Seferi: Natyrisht jo vetëm shtypi serb por i gjithë shtypi që flet gjuhën serbe ka pasur falendërime ndaj Shqipërisë duke thënë se është dikush që e kupton. Nuk e di se çfarë mendojnë por lajmi që ka dalë është sikur Shqipëria më të vërtetë mendojnë se në Srebrenicë nuk është kryer krim, madje kishte edhe thirrje nga serbët të shkohet sa më Shumë në Shqipëri në sezoni turistik pasi Shqipëria i mbështet. Nga mediat e Novi Pazarit është bërë thirrje mjaft e madhe që të bojkotohen produktet shqiptare. Pra janë krijuar dy versione, boshnjakët që ndihen të ofenduar dhe serbët që ndihen falenderues për këtë çështje. Është e vështirë të sqarohet jashtë se kjo ka të bëje vetëm me një përplasje politike të zakonshme. Një respekt ndaj viktimave të asaj masakre krijon një pjekuri shtetërore të Shqipërisë duke qëndruar karshi viktimave.
Dyrnjaja: Edhe pse Berisha e përdori si truk, ky do mbetet si akti i Parlamentit të Shqipërisë. A ke një ide se si mund të rikuperohet ky akt?
Idro Seferi: Bosnja nuk mund të vendosë vetëm, akoma vendos me tre president, nuk mund të ketë reagime të jashtme por mund të ketë pakënaqësi nga boshnjakët dhe kroatët. Fakti që kemi ende debate të hapura politike në këto zona përfshirja nga jashtë është e dëmshme në aspektin diplomatik për Shqipërinë. Do të ishte shumë e dobishme që në një përvjetor ta Srebrenicës, përfaqësues të lartë politikë ta vizitojnë.
Top Channel