Në  bashkinë Kamëz janë rehabilituar 25 pallate si dhe janë ndërtuar rrugët lidhëse në këtë bllok që u vizituan nga kryeministri Edi Rama.

“Ka dalë shumë bukur se ishte tmerr këtu”, tha Rama

“Këtu gjithçka pas orës 7 mbyllej. Tani pas investimi ke familjarë që dalin deri në 11 të darkës, fëmijët duke luajtur. Ka marrë jetë biznesi dhe gjithë zona. Ndërkohë me shkollat dhe kopshtet jemi duke vazhduar e po shkojmë 29.  Kemi dhe 5 në proces dhe përfundon 100% infrastruktura arsimore”, tha Rakip Suli.

Së shpejti Kamza do të ketë edhe një treg të ri të fruta-perimeve.

Top Channel