Qytetarët nuk zënë mend, Policia e Shtetit: 185 patenta të pezulluara, për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h

13/05/2022 13:46

185 patenta janë pezulluar për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h në vetëm 12 orë në kryeqytet.

Makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave që funksionojnë ne lëvizje, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë përqrndruar në rrugët e kryeqytetit.

Nga flota e makinave të reja, në lëvizje:

janë konstatuar 256 automjete, të shpallura më parë “Alert”, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara;

janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 masa administrative, të marra në kohë dhe në vende të ndryshme.

Gjatë përpunimit të të dhënave, nga operatorët, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm i automjeteve të konstatuara, nga makina inteligjente, se qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera, të cilat janë monitoruar nga makina inteligjente dhe pajisjet e tjera të flotës së re, janë mjete të transportit publik “Taxi” dhe disa minibusë që shërbejnë për transport pasagjerësh.

Top Channel