“Panairi i Profesioneve” ka bërë bashkë 6 shkolla të mesme profesionale të kryeqytetit dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës. Qëllimi i këtij panairi dyditor është njohja e të rinjve dhe të rejave më profesionet më të kërkuara dhe botën e punës.

“Unë jam nxënës në vitin e tretë në shkollën “Karl Gega” në Tiranë. Mësoj për Elektoaut. Jam si një doktor i makinës, diagnostikoj çfarë nuk shkon me paketën eletronike dhe e rregulloj. Unë edhe punoj në një servis. Elektroauti profesionist paguhet sot me 700-800 mijë lekë të vjetra”, tha një nxënës.

“Qëllimi ynë është të ekspozojnë 6 profilet e shkollës sonë “Karl Gega”, ku hyn mekanika, ndërtimtaria, përpunim druri etj, që janë aktualisht shumë të kërkuara në treg. Shkolla jonë ka rreth 1300 nxënës çdo vit”, tha mësuesi, Xhevahir Aliaj.

“Ky Panair i Profesioneve zhvillohet për herë të parë dhe ka për qëllim të nxisë të rinjtë bashkë me prindërit për të hulumtuar botën e punës dhe larminë e profesioneve. Si dhe të promovojë më tej rëndësinë e karrierës për të ardhmen e të rinjve”, u shpreh ekspertja e karriesrës, Ermira Shyti .

“Unë synoj të vazhdoj studimet e larta që mund të jenë në degët Inxhinieri Mekanike apo Inxhinieri Mekatronike. Ne krijojmë produkte turistike dhe i shesim ato tek agjencitë turistike. Së fundi kemi bërë një itinerar Tiranë-Krujë-Gjirokastër. Këtë paketë e bënë nxënës dhe mësues të shkollës së “Hoteleri-Turizmit. Ne jemi nga shkolla Teknike-Ekonomike, në vitin e katërt dega Tekstil-Konfeksion. Ka të bëjë me modën dhe prerjen e modelimin e veshjeve. Është një treg punë shumë i kërkuar dhe do të donim që të bëheshim edhe ne pjesë e tregut fillimisht duke hapur biznesin tim të vogël e më pas duke e zgjeruar atë”, u shpreh nxënësi.

 

 

Top Channel