Kievi akuzon Moskën: Rusia ka dëbuar me forcë 210 mijë fëmijë që nga fillimi luftës

13/05/2022 16:06

Kievi ka akuzuar Moskën se ka larguar me forcë qindra mijëra fëmijë nga Ukraina që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut në Ukrainë, më shumë se 210,000 fëmijë ishin mes 1.2 milionë ukrainasve të zhvendosur, pa dëshirën e tyre.

“Kur fëmijët tanë nxirren jashtë, ata shkatërrojnë identitetin kombëtar, e privojnë vendin tonë nga e ardhmja. Ata u mësojnë fëmijëve tanë atje, në rusisht, historinë që Putin ua ka treguar të gjithëve”, tha Lyudmyla Denisova.

Sky News raporton se zyrtarët ukrainas pretendojnë se civilët janë dërguar në Rusi kundër vullnetit të tyre, duke përfshirë fëmijë.

Top Channel