Fiks Fare/ Dy HEC-e lënë pa ujë vaditës fermerët e Dvoranit, institucionet fajësojnë njëra tjetrën

13/05/2022 20:40

Fshati Dvoran është rreth 6,5 km nga qyteti i Korçës ku jetojnë rreth 500 familje. Të gjithë merren kryesisht me pemtari me mollë dhe drufrutorë të tjerë. Problem i banorëve të këtij fshati është se uji që vjen nga rezervuari i Gjancit po shpërdorohet nga dy HEC të vegjël të cilët e kanë ulur nivelin e këtij rezervuari dhe banorët kanë frikë se do të ndodh e njëjta histori si vjet, kur mollët ngelën të pa zhvilluar për arsye të ujit.

Pas shqetësimit të banoreve Fiks  Fare  pyetën drejtorin e Shërbimeve Publike në Bashkine e Korçë. Drejtori Ilir Dinellari tha se ishte në dijeni për këtë shqetësim të banorëve, pasi rezervuari i Gjançit që në ndërtimin e tij qëllim të vetëm ka patur vaditjen e tokave bujqësore.

Ai shpjegon për Fiksin se për këtë arsye janë në kontakt të vazhdueshëm me Bordin Kullues, për të kufizuar prodhimin e energjisë në këtë H/C i cili duhet të arrijë kuotën maksimale 18 milion m3  ndërsa vlera sot është 15.6 milion m3 .

“Për mendimin tonë ata kana prodhur në mënyrë të parregullt, sepse duhet të vij kuota maksimale pastaj me tepricat ata duhet të fillojnë të prodhojnë. Ne e kuptojmë se është sezoni i prodhimit të energjisë, por të mos rrezikojmë ujiten e fermerëve në fillim të pranverës dhe verës” përfundon z. Dinellari.

Fiksi u interesua edhe ne Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Korçë, ku drejtori Gentian Aliçkolli pohoi se rezervuari i Gjancit administrohet nga ata.  Z. Aliçkolli pohon se janë bërë marrëveshje me koncesionarin dhe me Bashkinë Korçë në lidhje me vaditjen e tokave duke shpjeguar edhe sezonin e vaditjes që është nga dt 15 maj deri në 15 shtator. H/C i ndodhet në pjesën fundore të tubacionit të rezervuarit. Kështu që, do të thotë se nëse portat e  rezervurit hapen, për vaditjen e tokave të fermerëve, detyrimisht edhe uji do të kaloj nëpërmjet këtij H/C kjo është skema vaditëse e atij rezervuari.

Akt-marrëveshjet që e lidhim me Bashkinë, dhe me koncensionarin, miratohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në atë moment hyn në fuqi” shpjegon z. Aliçkolli. Në lidhje me prodhimin e energjisë në kapacitët më të madh nga ana e koncesionarit të H/C drejtori shprehet se kanë një kauzolë që për sigurinë e digës, kur kapaciteti i digës kalon mbi 15.5 milion m3, koncesionari ka të drejtë që të bëj një kërkesë për hapjen e portave, por jo për të rrëzuar nivelin nën kuotën e 15.5 milion m3. Nuk është normale se nëse kemi prurje me shumë që dy digat të rrinë në presion kaq të madh.  Portat jana hapur se ka pasur shumë prurje që në fillim të prillit.

“Ne i kemi marrë shqetësimet e tyre nëpërmjet Bashkisë Korçë që në datën 20. Kemi bërë shkresat zyrtare, me koncesionarin se primare është vaditja, dhe më pas është energjia. Ne manaxhojmë ujin në rezervuar, menaxhimin e  ujit e bën bashkia dhe nëse e ka humbje në kanale nuk është përgjegjësia jonë” përfundon drejtori i i Kullimit Korçë duke ia pasuar topin  në derë bashkisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA