Foto/ Tragjike në Greqi, si humbën jetën tre të rinjtë shqiptarë, nga aksidenti edhe dy të tjerë të plagosur në gjendje kritike Dy persona kanë rënë në pranga në Divjakë këtë të premte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, mbi bazën e informacioneve të marra kapën B. M., 45 vjeç, banues në Çermë e Sipërme të Divjakës.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ai dyshohet se në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S.
Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim G. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ai në datën 09.03.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili u arrestua në flagrancë, ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel