Çmimet “Vehxhi Buharaja”/ Konkurruan 54 krijues në gjininë e poezisë, ese dhe përkthime

12/05/2022 20:08

Çmimi letrar Mbarëkombëtar ” Vehxhi Buharaja ” ketë vit mbajti edicionin e tretë, në bibliotekën e qytetit të Beratit.

Fillimin e tij ky çmim e ka pasur tre vjet me parë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së poetit , orientalistit , e përkthyesit Vehxhi Buharaja.

Fitues në poezi u shpallën Belfjore Qose dhe Riza Braholli, ndërsa në përkthim Zimo Krutaj dhe Rigel Rizaj.

Këtë vit ishin pjesëmarrës 54 krijues në gjininë e poezisë , ese dhe përkthime, ndërsa juria ishte e përbërë prej 5 anëtarësh.

Vehxhiun e kujtuan me cigaren  e shpeshtë, hapin e ngadalshëm, shikimin e menduar, grafinë e kujdesshme dhe gjithë kontradiktat e tij, që nga suksesi dhe dështimi, fama apo harresa. Tundimi dhe shkatërrimi, “mirëqenia” psikologjike e “varfëria” fizike.

 Në fillim të ceremonisë u shfaq një pjesë nga programi “Exclusive” Vexhi Buharaja, Porta Shqiptare e Orientit.

Top Channel