Aksident në ‘Rrugën e Kombit’/ ‘Benzi’ përfundon poshtë trajlerit, një person i lënduar

12/05/2022 21:02

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Siç shihet në videon e siguruar nga “Top Channel” një makinë tip “Benz”, ka përfunduar poshtë trajlerit dhe si pasojë është dëmtuar një person i cili është transportuar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Top Channel