Zbulohen mbetje kockore në pyllin e Sodës, çfarë dyshojnë specialistët (Pamjet nga vendi i ngjarjes)

11/05/2022 16:35

Mbetje kockore, të dyshuara fillimisht si eshtra njeriu janë gjetur në afërsi të pyllit të Sodës në Vlorë.

Mësohet se eshtrat janë gjetur pranë hidrovorit, gjatë punimeve që po kryheshin në zonën e Pyllit të Sodës.

Nga kqyrja paraprake e eshtrave dhe nga madhësia e tyre, specialistët e policisë thonë që nuk janë eshtra njerëzore.

Për të vërtetuar dhe për të bërë ekzaminime më të sakta eshtrat do çohen në Tiranë tek mjeksia ligjore.

 

Top Channel