Ura e varur më e gjatë në botë hapet kësaj jave për këmbësorët alpinë në Çeki (fotot)

11/05/2022 21:43

Në 721 metrat e gjatësisë së saj, ura e varur më e gjatë në botë në më shumë se 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit, hapet kësaj jave në Republikën Çeke.

‘Sky Bridge 721’ e titulluar sipas gjatësisë, është vetëm 1.3 metra e gjerë dhe lidh dy kalime malore në lartësitë e Dolní Morava në republikën Çeke.

Vizitorët e saj do të duhet të kenë shumë guxim për të ecur në 120 metra mbi tokë, edhe pse krijuesit e saj thotë se “spektakli i saj është shtangës dhe një nxitës adrenaline”.

E vendosur pranë rezortit të skive Dolni Morava pranë kufirit me Poloninë, Sky Bridge 721 është një nga shëtitjet më të vështira në rajonin e Bohemisë.

E varur mbi luginen e pyjeve Jeseniky, ura ka gjashtë kavo mbështetëse për t’u mbajtur në secilën anë, dhe tre faqe mali për të admiruar në pamjen e poshtme.

“Nuk rekomandojmë hyrjen për njerëz që kanë frikë nga lartësitë, apo ndjesi marrje mendsh ose paaftësi lëvizjeje”, shkruajnë kujdestarët në njoftimin e përurimit.

Deri para saj ura më e gjatë në votë ishte pedonalja Baglung Parbat në Nepal 567 metra e gjatë.

Sky Bridge 721 kërkoi dy vjet për t’u ndërtuar, dhe zyrtarët çekë të turizmit thonë se do të nxisë vizitat në zonë të adhuruesve të natyrës.

Biletat nisin nga 12 euro (305 korona çeke), dhe mund të ketë të tjera kosto për t’u ngjitur me teleferik në të.

Kalimi në urë do të integrohet nga operatoret turistike në një turne ekskursionesh me tregime legjendash dhe historie, thonë organizatorët, te cilat jane nje zbavitje me shume ne gati një orë e gjysmë qe kerkon kalimi i saj.

FOTO GALERI
1/4
Në 721 metrat e gjatësisë së saj, ura e varur më e gjatë në botë në më shumë se 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit, hapet kësaj jave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA