“Tirana në sytë e fëmijëve” është një projekt i punuar nga fëmijët e kopshteve të kryeqytetit, të cilët përmes zërit dhe punimeve të tyre tregojnë si e shohin qytetin dhe si duan ta shohin atë në ardhmen.

Punimet e fëmijëve kanë ardhur pas vizitave që kanë bërë nëpër qytet. Atë cka kanë parë e kanë vizatuar apo ndërtuar bashkë me ndihmën e edukatoreve. Kjo është një mënyrë e re e të mësuarit të fëmijëve, që synon zhvillimin e kreativitetit.

“Jemi në një qasje më bashkëkohore që synojmë zhvillimin e kreativitetit të fëmijëve pra ne ofrojmë kushte dhe mundësinë dhe kjo metodologji është puna me projekte dhe fëmijët ndërtojnë vet kuptimet, njohuritë, aftësitë që i duhen fëmijës”, tha Drejtoresha e Kopshteve dhe Ҫerdheve, Zhaneta Beqiri.

Ky projekt do të përmbyllet më datë 5 qershor, ditë kur fëmijët krahas festës do të kenë mundësi të prezantojnë Tiranën ashtu siç ata e duan për të ardhmen.

Top Channel