Në tablotë e Artan Peqinit mund te shohësh historinë e tij personale nëpërmjet personazheve të pakohë.  

Nëna e tij, udhëtimet me familjen, shtëpia e re, gjyshërit, fëmijët apo personazhe imagjinarë përshkruajnë tablonë e tij herë në qytete imagjinare.

 “Veprat janë të heshtura, si në një film pa zë, ku njerëzit e dashur performojnë pa pasur nevojë të dëgjohen. Të gjitha këto histori përcillen sot në pikturë, një medium që e plotëson më së miri nevojën e autorit për të përcjellë mesazhin e tij”, tha artisti pamor Artan Peqini.

Në këtë ekspozitë të quajtur “Përtej Kohës” , Artan Peqini përqendrohet tek pikturat e tij të para, ndoshta pa droje, si një skulptor që bën pikturë…

Ekspozita e tij në Galerinë Fab është ftuese, pa mesazhe që bëjnë bujë, por me imazhe ku realitetet e mbivendosura përkthejnë  histori të vjetra e të reja si dhe sintetizojnë  dashurinë për jetën.

 

 

 

Top Channel