Mjeti përfundon jashtë rruge në Lezhë, të plagosurit dërgohen në spital

11/05/2022 08:52

Një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin në Bilinisht të Lezhës dhe ka përfunduar jashtë rruge, në ara.

Dy pasagjerët që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa vijon puna për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel