Emri/ I kërkuar nga drejtësia italiane për kërcënime me vdekje, kapet 36-vjeçari në Tiranë
11/05/2022 16:51
36-vjeçari Elion Pojani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”, është arrestuar nga policia shqiptare.
Pojani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e tij, për llogari të autoriteteve italiane.
Top Channel