Këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila u arrestua para pak kohësh nga autoritetet italiane për trafik droge, është lënë e lirë ditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur për ‘Top Channel’ nga gazetarja Anila Hoxha, e cila ka kontaktuar me dajën e këngëtares Saimir Vishën, që është edhe avokati i saj.

Këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Në atë aksion të policisë italiane u arrestuan 13 persona. I përfshirë në këtë grup kriminal është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

 

 

Top Channel