Të bashkohesh apo jo me NATO? Suedia dhe Finlanda pritet të japin vendimin

10/05/2022 18:44

Finlanda dhe Suedia pritet të zbulojnë në ditët në vijim nëse do të kërkojnë të anëtarësohen në aleancën ushtarake të NATO-s apo jo.  Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndezur një rishikim urgjent të vendimit në të dy vendet.

Vendimi në favor të anëtarësimit do të ishte një zhvillim historik për secilin vend: Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake për më shumë se 200 vjet, ndërsa Finlanda adoptoi neutralitetin pasi u mund nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Së bashku me rezistencën ukrainase dhe sanksionet perëndimore, nëse ndonjëri vend vendos të bashkohet, kjo do të ishte një nga mënyrat më domethënëse në të cilat pushtimi duket se i ka rezultuar kundër presidentit rus Vladimir Putin, i cili përmendi zgjerimin e NATO-s si një nga arsyet për të sulmuar Ukrainën.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto, lideri perëndimor që dukej se kishte raportin më të mirë me Putinin përpara luftës në Ukrainë, pritet të shpallë qëndrimin e tij për anëtarësimin në NATO të enjten.

Socialdemokratët finlandezë të udhëhequr nga kryeministrja Sanna Marin ka të ngjarë të bashkohen me partitë e tjera në Finlandë në miratimin e një aplikimi në NATO. Por Situata në Suedi nuk është aq e qartë.

Socialdemokratët suedezë kanë qenë gjithmonë të përkushtuar ndaj mosangazhimit, por liderja e partisë dhe kryeministrja Magdalena Andersson ka thënë se ka një “para dhe pas” të 24 shkurtit.

Suedia dhe Finlanda kanë kërkuar dhe kanë marrë mbështetjeje nga SHBA dhe anëtarë të tjerë të NATO-s në nëse ata kërkojnë anëtarësim.

Kremlini ka paralajmëruar për “pasoja ushtarake dhe politike” nëse suedezët dhe finlandezët vendosin të anëtarësohen në NATO.

Top Channel