Rusia po kthen trupat në veri në rajonin e Kharkiv në drejtim të Kupyansk

10/05/2022 18:54

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë me dije se rusët kanë dërguar rreth 500 trupa nga zonat e pushtuara të rajoneve Donetsk dhe Luhansk në veri në rajonin e Kharkiv.

Autoritetet lokale thanë se ka një tërheqje masive të trupave ruse nga territori i Borova dhe Bohuslavka në drejtim të Kupyansk.

Kupyansk është një qendër e rëndësishme logjistike ruse brenda Ukrainës dhe mund të bëhet e prekshme nëse një kundërsulm ukrainas në rajon mbahet i qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, ukrainasit thanë se forcat ruse vazhdojnë të përpiqen të marrin qytetin Rubizhne në rajonin e Luhanskut, por pa sukses. Zyrtarët thanë se njësitë ukrainase i kishin rezistuar disa sulmeve në rajonin e Luhanskut.

Në rajonin e Donetskut, Shtabi i Përgjithshëm tha se rusët po përpiqeshin të depërtonin mbrojtjen e Ukrainës në veri të Slovianskut, rreth vendbanimeve Oleksandrivka dhe Shandryholove.

Kjo zonë ka parë pothuajse luftime të vazhdueshme për rreth dy javë, por rusët duket se kanë bërë përparim minimal në terren.

 

Top Channel