Rusia lëshon raketën e re hipersonike në Odessa, “dush të ftohtë” gjeneralëve për humbjet

10/05/2022 11:39

Rusia bombardoi Odessën me raketat e reja hipersonike Khinzal, të cilat debutin e tyre e patën në fillimin e luftës në Ukrainë, thotë CNN.

Raketat në fjalë kanë një mbushje konvencionale që mbërrin deri në 480 kg. Goditjet e tyre shkaktuan dëme të qënësishme në qytetin port. Odessa, që u kurseu nga bombardimet fillimin e agresionit, ka parë një shtim të ndjeshëm të sulmeve ruse këto ditët e fundit, e për lëshimin e raketave ndaj saj, forcat e Moskës kanë përdorur edhe anijet, përvec avionëve luftarakë.

President i Këshillit Europian, Charles Michel zhvilloi një ditë më parë një vizitë të befasishme në këtë qytet, ku u detyrua të ndërpriste takimet për shkak të sulmeve ruse me raketa.

Ndërkohë, Aleksandr Sladkov, një korespondent lufte pro-Kremlinit, bëri një rrëfim të rrallë duke pohuar se ushtria ruse nuk po avancon dot as në rajonet lindore të vendit fqinj. Trupat e Moskës, u shpreh ai, duken të pavendosura e nuk po arrijnë dot të eleminojnë rezistencën ukrainase, ndërkohë që për to supozohej që ky duhet të kishte qenë një “operacion rutinë”, e për këtë situatë, tani po përpiqet të fajësojë gjeneralët e saj në terren. Rusët nuk kanë mundur të marrin dot as kontrollin e fabrikës së çelikut në Mariupol, ku mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë rezistencën.

Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ruse, të mbështetura nga tanke dhe artileri, po kryejnë “operacione sulmuese” në fabrikën e çelikut, Azovstal, në Mariupol, në të cilën gjenden qindra ushtarë ukrainas, që janë përballur me rrethim për muaj. Civilët u evakuan përpara disa ditësh.  Rusët po tentojnë që ta shkatërrojnë një urë të përdorur për evakuime, në mënyrë që mbrojtësit ukrainas të bllokohen brenda.

Mariupoli gjendet në mes të Gadishullit të Krimesë – që Moska e aneksoi më 2014 – dhe pjesëve lindore të Ukrainës, që janë në nën kontrollin e separatistëve pro-rusë. Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i mundësonte Moskës që të krijonte një korridor tokësore mes këtyre dy zonave.

Top Channel