Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën Kur Blerina Muça të dalë para Vettingut atë do ta presë edhe kjo ankesë e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, ç’ka bën të qartë se kritikët e Vettingut kanë besim tek ky proces ndaj gjyqtares që e zhvendosi betejën për drejtimin e Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit.
Kërkesa e demokratëve të Rithemelimit drejtuar kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko e bën të pashmangshme kontrollin e gjyqtares Muça kur t’i vijë koha për të kaluar sitën e Vettingut për kriterin e aftësisë profesionale.
Por, emri i gjyqtares Muça, e cila legjitimoi Enkelejd Alibeajn si palë ankimuese duke dalë kundër gjyqtarit Agron Zhukri, do të jetë në të njëjtën tavolinë të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë me kolegun e saj.
Dhe në këtë pikë sërish Partia Demokratike është e ndarë, pasi për gjyqtarin Zhukri hetimin e kërkoi Gazmend Bardhi, kurse hetimin ne ILD të Blerina Muçajt e kërkon grupi i Rithemelimit.
Në shkresën me protokoll numër 64, datë 10 Prill kërkohet marrja e masës së pezullimit nga detyra të Blerina Muçës derisa hetimi administrativ të mbyllet. Si hap të dytë PD e Rithemelimit kërkon që ILD të deklarojë në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtares për shpërdorim të rëndë të detyrës.
Në pritje të vendimit tw Apelit, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij duket se i druhen një rrëzimi të mundshëm të vendimit Zhukri, ç’ka do nxirrte sërish nga zyrat Komisionin e Rithemelimit.
Por, më tepër sesa një “hakmarrje” ndaj Blerina Muçës, ankimimi i Rithemelimit duket si një reagim kundër peshues në favor të Agron Zhukrit, karriera e të cilit rrezikohet pas vendimit që riktheu Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike.
Top Channel