Hyri në shtëpinë e 48-vjeçares, tentoi të kryente marrëdhënie me të dhe goditi me thikë djalin e saj, arrestohet i riu në Shkodër

10/05/2022 16:41

Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër, pasi hyri me forcë në shtëpinë e një 48-vjeçareje ku tentoi ta përdhunonte dhe goditi me thikë djalin e saj.

Pas kallëzimit nga 48 vjeçarja, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj Sh. R., 26 vjeç, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, policia ka arritur të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.

Autori K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër,kishte qenë me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel