Baerbock në Ukrainë hap ambasadën gjermane, Kuleba: Mirënjohës për ndryshimin e qëndrimit

10/05/2022 20:10

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ishte vetë në Kiev për të treguar se vendi i saj është dukshëm përkrah Ukrainës.

Ajo ngriti vetë flamurin  gjerman në ambasadë për të treguar rihapjen e institucionit. Ndërsa ministri i jashtëm i Ukrainës, Dimtri Kuleba përshëndeti ndryshimin e qëndrimit të Gjermanisë, ku Berabock bëhet e para zyrtare gjermane që viziton Ukrainë pas luftës.

“I jam mirënjohës Gjermanisë që mbështeti zbatimin e embargos së naftës. Ne e kuptojmë se nuk ishte një vendim i lehtë për Gjermaninë. Dua të them edhe një herë se anëtarësimi i Ukrainës në BE është një çështje lufte dhe paqeje në Evropë. Kuptimi i qartë i Rusisë se Evropa nuk po ndjek politika të paqartësisë dhe misterit në lidhje me perspektivat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian do të çojë në refuzimin e përpjekjeve për kthimin e Ukrainës [në Rusi]. Sepse një nga arsyet pse filloi lufta, është besimi i Putinit se Evropa nuk ka nevojë për Ukrainën”, tha Kuleba.

Bearbock si fillim vizitoi Buçan, ku u shpreh e tronditur nga ato që pa e dëgjoi.

“Ky është një vend ku krimet më të këqija që mund të imagjinohet jo vetëm që kanë ndodhur, por edhe janë bërë të dukshme. Dhe kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua që të jem këtu sot. Ne mund të japim një kontribut të vogël duke mbështetur hetimin e krimeve të luftës, të krimeve kundër njerëzimit, si komunitet ndërkombëtar, duke mbledhur prova, duke siguruar që autorët mbahen përgjegjës. Këtë ia kemi borxh viktimave”, tha Baerbock.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Kievi ishte mirënjohës ndaj Berlinit edhe për ndryshimin e qëndrimit për dërgesën e armëve.

Top Channel